Osmani: Kosova në hartën globale të diskutimeve për inteligjencën artificiale
![Osmani: Kosova në hartën globale të diskutimeve për inteligjencën artificiale](https://www.periskopi.com/wp-content/uploads/2025/02/vjosa-osmani-481x300.png)
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka publikuar fotografitë nga takimet me liderë të shteteve të fuqishme të botës.
Osmani ka thënë se Kosova është futur në hartën globale të diskutimeve për inteligjencën artificiale.
Shkrimi i saj:
Kosova në hartën globale të diskutimeve për inteligjencën artificiale.
Liderë nga mbarë bota dhe profesionistë të fushës u mblodhën në Paris për të diskutuar zgjidhje që do të transformojnë botën, duke e vënë teknologjinë në shërbim të njerëzimit.
Teknologjia po i prinë një revolucioni të paparë global dhe Kosova duhet të jetë e gatshme të jetë pjesë e këtij transformimi!