Maliqi për Kurtin: Gjen fajtorë dhe konspiracione në komunikime whatsapp-i mes njerëzve pa pushtet politik mbi asnjë parti
![Maliqi për Kurtin: Gjen fajtorë dhe konspiracione në komunikime whatsapp-i mes njerëzve pa pushtet politik mbi asnjë parti](https://www.periskopi.com/wp-content/uploads/2023/07/Agon-Maliqi-600x360-1.jpg)
Analisti Agon Maliqi, ka reguar duke thënë se kryeministri, Albin Kurti po gjen fjatorë në “komunikime whatsapp-i mes njerëzve pa pushtet politik mbi asnjë parti.”.
Ai ka thënë se Kurti i ka 47 deputetë dhe i duhen edhe 5 ose 6 për ta formuar Qeverinë.
“Del në natën e zgjedhjeve dhe i quan hajvanë ata që i duhen për ta formuar qeverinë. Kurse tani gjen fajtorë dhe konspiracione në komunikime ëhatsapp-i mes njerëzve pa pushtet politik mbi asnjë parti. I ki 47 deputetë o i nderum, veç i gjen edhe 5-6 ose e bën një koalicion edhe s’ka kush që të ndalë për t’u bërë kryeministër.” – ka shkruar ai në Facebook.
Shkrimi i plotë:
Kryeministri është njeriu më i fuqishëm në vend dhe i ka fitu rreth 47 deputetë. Me këtë numër dhe me kaq shumë mbështetje popullore, cilido lider tjetër (Thaçi psh?) e kish përça opozitën brenda 24 orëve si dhe e kish kriju një shumicë që e respekton vendimin e sovranit, i cili qartazi e ka përcaktuar një fitues, por dikton konsensus. Por qeverisja me konsensus – siç tregon përvoja e atyre që ia lanë partinë apo edhe e presidentes aktuale – është fenomen i panjohur për këtë lider i cili nuk është i interesuar për të qeverisur por për të sunduar. Del në natën e zgjedhjeve dhe i quan hajvanë ata që i duhen për ta formuar qeverinë. Kurse tani gjen fajtorë dhe konspiracione në komunikime whatsapp-i mes njerëzve pa pushtet politik mbi asnjë parti. I ki 47 deputetë o i nderum, veç i gjen edhe 5-6 ose e bën një koalicion edhe s’ka kush që të ndalë për t’u bërë kryeministër.
Kryeministri është njeriu më i fuqishëm në vend dhe i ka fitu rreth 47 deputetë. Me këtë numër dhe me kaq shumë…
Posted by Agon Maliqi on Tuesday, February 11, 2025