Drenica kalon në çerekfinale të Kupës së Kosovës, mposht Trepçën pas penalltive
![Drenica kalon në çerekfinale të Kupës së Kosovës, mposht Trepçën pas penalltive](https://www.periskopi.com/wp-content/uploads/2025/02/475081056_1138468918278789_2599896077424722400_n-450x300.jpg)
Skuadra e Drenicës ka kaluar në çerekfinale të Kupës së Kosovës.
Ekipi i Arsim Thaçit ka mposhtur Trepçën pas ekzekutimit të penalltive.
Ndeshja përfundoi me rezultatin 0-0, njësoj edhe vazhdimet, teksa në penallti, mysafirët u treguan më të saktë.
Drenica realizoi katër penallti, teksa Trepça vetëm dy, andaj mysafirët kaluan në çerekfinale, e mitrovicasit përshëndeten me këtë kompeticion për këtë sezon.