Eurodeputetja Temido: Jemi të brengosur nga përdorimi i gjuhës nxitëse të partisë në pushtet ndaj mediave dhe sistemit të drejtësisë
![Eurodeputetja Temido: Jemi të brengosur nga përdorimi i gjuhës nxitëse të partisë në pushtet ndaj mediave dhe sistemit të drejtësisë](https://www.periskopi.com/wp-content/uploads/2025/02/eqweqwe-558x300.png)
Delegacioni i Parlamentit Evropian, i kryesuar nga eurodeputetja Marta Temido, në një konferencë të përbashkët me Kryesuesen e Misionit të Vëzhgimit të Zgjedhjeve të BE-së, kanë folur rreth procesit të zgjedhjeve në Kosovë, por jo vetëm.
Ky delegacion ka shprehur shqetësime edhe rreth fushatës zgjedhore, konkretisht për gjuhën e përdorur ndaj kundërshtarëve politikë.
Ky delegacion, kritik ka qenë edhe ndaj partisë në pushtet, Lëvizjes Vetëvendosje rreth asaj që të njëjtit bojkotuan mediumet gjatë kohës së fushatës.
Ndër të tjera, znj. Temido tha:
“Këto zgjedhje të mbajtura kanë qenë pa incidente, me një fushatë dinamike duke dëshmuar se Kosova është demokraci e vërtetë ku partitë politike propozojnë politika alternative. Megjithatë, hapësira e ngushtë politike për komunitete jo shumicë është shqetësim. Dua ta ngres këtë shqetësim sot, ne kuptojmë se autoritetet e Serbisë kanë ndërhyrë seriozisht duke mbështetur një nga gjashtë partiët politike serbe, mungesa e pluralizmit të mirëfilltë politkë, nuk është e shëndoshë për demokracinë.
Vëshgimi i këtyre zgjedhjeve na ka ndihmuar të vlerësojmë se si po zhvillohet demokracia e Kosovës.
Dështimi për të garantuar publikim me kohë të rezultateve është për keqardhje. Trajnimi i zyrtarëve në vendvotime ishte i vonuar.
Ka një aspekt të fushatës për të cilën ne jemi të brengosur. Përdorimi i gjuhës negative dhe nxitëse dhe sulmet e ashpra verbale ndaj kundërshtarëve, që fatkeqësisht u bë e zakonshme në botë. Kjo, poashtu kontriboi në mesazhe të fushatës që denigronin gratë që kishte për qëllim të krijonte qasje tradicionaliste.
Ne e mirepresim PZAP që shqiptoi gjoba ndaj këtyre sjelljeve.
Sa i përket mediave ne na vjen keq që u bojkotuan mediumet nga partia në pushtet”, tha Temido./Periskopi/