Scholz dhe Merz zotohen se nuk do të bashkëpunojnë me të djathtën ekstreme

Scholz dhe Merz zotohen se nuk do të bashkëpunojnë me të djathtën ekstreme

Kancelari gjerman Olaf Scholz (SPD) dhe kandidati për kancelar i Unionit Kristian Demokrat (CDU) Friedrich Merz u zotuan sot se nuk do të bashkëpunojnë me të djathtën ekstreme.

Scholz i tha parlamentit përpara zgjedhjeve të 23 shkurtit se ai kurrë nuk do të bashkëpunonte me të djathtën ekstreme dhe akuzoi Merz për thyerjen e premtimit të tij pasi Alternativa për Gjermaninë (AfD) mbështeti nismën e tij për migracionin dhe sigurinë muajin e kaluar, duke thyer premtimet për të bashkëpunuar me të djathtën ekstreme, raportoi Reuters.

Merz iu përgjigj Scholz-it, duke thënë se bashkëpunimi me AfD-në ishte krejtësisht jashtë diskutimit për të dhe përgjegjësinë për rritjen e popullaritetit të AfD-së ia kaloi koalicionit Scholz, i cili, sipas tij, “pas dështimit të tij në nëntor, zbatoi politika të majta kundër vullnetit të dukshëm të qytetarëve”.

AfD është aktualisht në vendin e dytë në sondazhe, përpara Partisë Social Demokratike të Gjermanisë (SPD) të Scholz-it, ndërsa blloku CDU/CSU i Merz-it mund të fitojë më shumë vota.

Sipas sondazhit të fundit të INSA, CDU/CSU dhe AfD fituan secila nga një pikë përqindje, duke arritur përkatësisht 30 për qind dhe 22 për qind, ndërsa SPD ra në 15.5.

Të gjithë aktorët politikë po e përjashtojnë mundësinë e formimit të koalicionit me AfD-në, çka do të thotë se bisedimet për formimin e qeverisë mund të vazhdojnë pas zgjedhjeve./euronews

Shpërndaje në: