Santorini vazhdon të ”shkundet”/ Mbi 7 mijë lëkundje në 1 javë, mbrëmjen e së hënës tërmet me magnitudë 5,3

Santorini vazhdon të ”shkundet”/ Mbi 7 mijë lëkundje në 1 javë, mbrëmjen e së hënës tërmet me magnitudë 5,3

Mbi 7 mijë lëukndje toka janë raportuar në ishullin më të njohur të Greqisë brenda një jave!

Të hënën në mbrëmje Santorini është goditur nga një tjetër tërmet i fortë me magnidtudë 5.3 shkalla Rihter.

Ndërsa lëkundjet më të fuqishme u ndjenë më 6 Shkurt, aq sa u përhapën” deri në Kretë, Athinë e madje disa pjesë të Turqisë.

Deri tani, raportohet se më teprë se 10 mijë banorë e turistë kanë braktisur ishullin, shkollat e institucione të tjera janë mbyllur.

Kreu i Organizmit për Planifikimin dhe Mbrojtjen nga Tërmeti, ka folur për një fenomen të paprecedentë, duke theksuar se “aktiviteti sizmik nuk ka lidhje me proceset vullkanike”.

Ndërkohë që një ekip i madh shkencor po analizon të dhënat e marra nga sizmografët tokësorë dhe nënujorë, për të përcaktuar nëse ka një lidhje mes tërmeteve vullkanike dhe tektonike.

Në po të njëjtën kohë priten edhe të dhënat e para nga dy sizmografët që janë nxjerrë nga zona.

Madje ekspertët po instalojnë 8 sizmografë të rinj të teknologjisë moderne rreth vullkanit nënujor të Kolumbos.

Ky është një mobilizim i paprecedentë kërkimor për të analizuar dhe vlerësuar fenomenin.

Sa i përket sezonit turistik dhe mundësisë që ai të ndikohet nga aktiviteti sizmik në vazhdim, specialistët vënë në dukje se komuniteti shkencor do të vlerësojë kur mund të thuhet me siguri se rreziku është ulur.

Deri tani lëkundjet nuk kanë shkaktuar dëme serioze, megjithatë, vëmendje e veçantë i kushtohet strukturave të vendosura në buzë të Kalderës, pjesa më turistike e ishullit.

Autoritetet kanë shpallur gjendjen e jashtëzakonshme në Santorini dhe ekipet e emergjencës tashmë ndodhen aty në gadishmëri për të përballuar shpejt çdo fatkeqësi të mundshme.

Shpërndaje në: