U kapën me kanabis, nën hetim tetë persona në Fier, pesë prej tyre të mitur
![U kapën me kanabis, nën hetim tetë persona në Fier, pesë prej tyre të mitur](https://www.periskopi.com/wp-content/uploads/2025/02/policia-shqiperi-1-541x300.jpg)
Tetë persona, pesë prej të cilëve të mitur, janë vënë nën hetim nga policia e Fierit për posedim kanabisi me qëllim shitjen në doza.
Një 24-vjeçar u vu nën hetim ndërsa një 25-vjeçar u shpall në kërkim pasi dyshohet se iu siguronin doza kanaibis dy të miturve të moshave 15 dhe 17-vjeçare, për t’i shitur në afërsi të shkollës së fshatit Krutje.
Të miturit, nxënës në këtë shkollë, u proceduan në gjendje të lirë, ndërkaq po punohet për kapjen e 25-vjeçarit.
Në një tjetër rast u proceduan në gjendje të lirë dy të tjerë, 18 dhe 21-vjeçar si edhe tre të mitur të moshave 15 dhe 17-vjeçar, pasi u kapën në flagrancë në një lokal me doza kanabisi me vete, të gatshme për shitje.
Në pranga ka rënë edhe një 41-vjeçar nga Patosi pasi ishte në një lokal, ndërkohë që ishte me masë sigurie “Arrest në shtëpi”, për prodhim dhe shitje narkotikësh./abcnews.al.