Haradinaj për Faton Osmanin: Një njeri me vlera e profesionist i çmuar
Kryetari Ramush Haradinaj dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës shprehin ngushëllime për humbjen e gazetarit të njohur dhe themeluesit të ‘EkonomiaOnline’, Faton Osmani.
Ata ndajnë dhembjen me familjen Osmani dhe mbarë komunitetin mediatik, duke theksuar vlerat dhe profesionalizmin e tij të çmuar.
Faton Osmani do të kujtohet për kontributin dhe veprën e tij të vyer. U prehtë në paqe!