KQZ: Në ora 16:00 fillon numërimi i votave të kandidatëve për deputetë në katër komuna
![KQZ: Në ora 16:00 fillon numërimi i votave të kandidatëve për deputetë në katër komuna](https://www.periskopi.com/wp-content/uploads/2025/02/n-600x360-1-500x300.jpeg)
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka njoftuar se e numërimi i votave të kandidatëve për deputetë të Kuvendit të Kosovës nga zgjedhjet parlamentare të kësaj fundjave, do të fillojë sot më 11 shkurt në ora 16:00.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elelzi.
Numërimi fillimisht do të bëhet për votat e katër komunave.
“Sot në orën 16:00, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve planifikon të fillojë numërimin në Qendrat Komunale të Numërimit në komunat: Prishtinë, Obiliq, Lipjan dhe Partesh.”, tha ai.
Sipas Elezi procesi i numërimit në Qendrat tjera do të fillojë pasi të bëhen të gjitha përgatitjet e duhura teknike dhe administrative.