“9 Lista Serbe, 1 Rashiqi”, Cakolli publikon ndarjen e ulëseve të rezervuara, kaq mandate pritet të marin komunitetet tjera

“9 Lista Serbe, 1 Rashiqi”, Cakolli publikon ndarjen e ulëseve të rezervuara, kaq mandate pritet të marin komunitetet tjera

Eugen Cakolli nga KDI ka publikuar të dhëna mbi ndarjen e 20 ulëseve të rezervuara për komunitetet joshumicë në Kuvendin e Kosovës.

Sipas tij, Lista Serbe i merr 9 mandate, ndërsa partia e Nenad Rashiqit 1. Ai shton se komuniteti boshnjak do të marrë tri ulëse, ai turk dy, egjiptianët dy, romët një, ashkalitë një dhe goranët një.

“Për dallim nga partitë shqiptare, për partitë e komuniteteve joshumicë nuk aplikohet prag zgjedhor dhe mandatet ndahen sipas metodës D’Hondt, brenda kuotës së paracaktuar për secilin komunitet. Për shkak të numrit minimal të votave për partitë e komuniteteve joshumicë nga votimi jashtë vendit, si dhe prirjes që votat me kusht të ndjekin trendin e votave të rregullta, ka fare pak gjasa që të ketë rezultate ndryshe zgjedhore – përveç në rast të vendimeve gjyqësore”, ka thënë Cakolli.

Shpërndaje në: