The Guardian me editorial për zgjedhjet në Kosovë: Qeveria të jetë pragmatike, e jo si nacionalizmi i Kurtit “me ne, ose kundër nesh”
![The Guardian me editorial për zgjedhjet në Kosovë: Qeveria të jetë pragmatike, e jo si nacionalizmi i Kurtit “me ne, ose kundër nesh”](https://www.periskopi.com/wp-content/uploads/2025/02/kurti-2-600x300.jpg)
Në një editorial kushtuar Kosovës pas zgjedhjeve parlamentare të së dielës, prestigjiozja britanike “The Guardian” ka shkruar se qeveria e re kosovare me t’u formuar duhet të jetë pragmatike dhe jo e tipit të nacionalizmit të Kurtit “je me ne ose kundër nesh”.
Artikulli i titituall “Një portë për afrimin me BE-në”, gazeta britanike shkruan:
“BE-ja ka një shef të ri të punëve të jashtme në ish-kryeministren e Estonisë Kaja Kallas dhe një të dërguar të ri special për normalizimin e Kosovës dhe Serbisë në diplomatin danez Peter Sørensen – një specialist rajonal. E dërguara e re speciale e Britanisë në rajon, Karen Pierce, ishte ambasadore në SHBA për pesë vjet.