Zgjedhjet 2021 dhe 2025/ Rënie drastike e VV’së nëpër komuna – rritje e konsiderueshme e partive opozitare
![Zgjedhjet 2021 dhe 2025/ Rënie drastike e VV’së nëpër komuna – rritje e konsiderueshme e partive opozitare](https://www.periskopi.com/wp-content/uploads/2021/11/zgjedhjetttt-600x360-1.png)
Për dallim nga viti 2021, Lëvizja Vetëvendosje në rezultatet preliminare të zgjedhjeve të 9 shkurtit ka një rënie drastike nëpër komuna. Ndryshe, partitë opozitare kanë një rritje të konsiderueshme të numrit të votave, shkruan Periskopi.
Nëse marrin disa nga komunat më të mëdha të Kosovës, sic janë; Prishtina, Prizreni, Peja, Podujeva, Gjakova, Gjilani, Ferizaj e Mitrovica – grafika më poshtë tregon më së miri se sa poshtë ka rënë në përqindje Lëvizja Vetëvendosje.
- Gjakovë: 2021 2025
LVV 55.25% 47.78%
PDK 7.17% 10.11 %
LDK 8.46 16.26 %
AAK/NISMA 24.9 19.51 %
- Gjilan:
LVV 65.21% 51.73 %
PDK 11.68% 17.20 %
LDK 15.15% 22.07 %
AAK/NISMA 4% 2.62 %
- Mitrovicë e Jugut :
LVV 64.26% 56.38 %
PDK 24.19% 30.50 %
LDK 6.12% 6.35 %
AAK/NISMA 1.6% 1.39 %
- Pejë:LVV 50.51% 41.37 %
PDK 9.12% 10.13 %
LDK 18.32% 27.65 %
AAK/NISMA 14.43% 12.58 %
- Podujevë:
LVV 60.95% 49.60 %
PDK 11.10% 14.69 %
LDK 23.108% 29.67 %
AAK/NISMA 3.3% 1.81 %
- Prishtinë:
LVV 65.13% 46.91 %
PDK 11.74% 18.29 %
LDK 16.27% 25.63 %
AAK/NISMA 4.9% 3.30 %
- Prizren:
LVV 47.52% 40.67 %
PDK 16.32% 22.81 %
LDK 9.53% 10.86 %
AAK/NISMA 7% 5.19 %
- Ferizaj:
LVV 61.94% 50.97 %
PDK 20.91% 27.76 %
LDK 8.99% 12.91 %
AAK/NISMA 4.5% 3.12 %
Ndryshe, Lëvizja Vetëvendosje në rezultatet preliminare të vitit 2021, kishte 378 mijë vota pa ato të diasporës dhe votat me kusht, apo 47.87 %. Teksa në zgjedhjet e 2025, deri më tani kur janë numëruar 99% e votave, LVV ka 339 mijë e 350 vota, apo 40.83 %.
Partia Demokratike e Kosovës, në rezultatet preliminare të vitit 2021, kishte marrë 137 mijë e 404 vota, apo 17.4%.
Në zgjedhjet e 9 shkurtit ka 184 mijë e 87 vota (me mbi 99% të numëruara, përkatësisht 36 mijë vota më shumë).
Lidhja Demokratike e Kosovës në rezultatet preliminare të zgjedhjeve parlamentare të 2021’ës kishte 103 mijë vota, përkatësisht 13.07 përqind.
Në rezultatet preliminare të zgjedhjeve parlamentare të 2025’ës, Lidhja Demokratike e Kosovës ka 146 mijë e 241 vota (mbi 99% të numëruara), në përqindje prej 17.59%.
Në 2021 AAK dhe Nisma që garonin ndaras, në preliminare ishin 7.42 përqind (58 mijë vota) dhe 2.6% (20 mijë e 493 vota).
Në vitin 2025 ku garojnë bashkërisht, gjer më tash në rezultate preliminare kanë marrë 62 mijë e 66 vota përkatësisht 7.47%.