Vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Procesi i gjykimit ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi do të vazhdojë edhe të martën në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë. 

Sipas DHSK-së, seanca nis nga ora 09:00, teksa parashihet të vazhdojë deri pasdite, në ora 16:30.

Të hënën ka filluar dëshminë Sylejman Selimi i cili mban kodin 04290 në procesin gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së.

Atij i është dhënë garanci që nuk do të ndiqet penalisht për dëshminë e tij.

“Keni garancitë që parashikohen. Do të thotë që nuk do te ndiqeni penalisht. Në qoftë se do të jepni dëshmi, këtë dëshmi do ta keni rastin siç e kemi tani që dëshminë do ta jepni në publik në kuptimin që ju mund të ndiqeni përtej gjykate. Megjithatë, ju e keni të drejtën që dëshminë tuaj ta jepni me dyer të mbyllura që do me thënë do të ulën perdet dhe që askush të mos iu dëgjojë”, ka thënë kryegjyqtari.

Shpërndaje në: