Kush e bën qeverinë? Dukagjin Gorani: S’po shoh gjasë te Vetëvendosja – Opozita mundet me i bo numrat

Kush e bën qeverinë? Dukagjin Gorani: S’po shoh gjasë te Vetëvendosja – Opozita mundet me i bo numrat

Analisti Dukagjin Gorani vlerësoi se “gjasat e mëdha ekzistojnë që qeverinë e re ta bëjë opozita”.

Këtë deklaratë Gorani e dha në Pressing në T7, duke shtuar se VV-ja mund të rikthehet në opozitë.

“Qysh po i shoh unë, gjasat janë shumë të mëdha që ne me pas një qeveri të përbërë prej ish-opozitës. Edhe me pa partinë që ka qenë në pushtet, tani në opozitë, gjasat janë shumë të mëdha”, tha Gorani.

Ai tha se nëse VV nuk arrinë ta themelojë qeverinë, atëherë blloku opozitar do ta ketë rendin ta bëjë.

“Nëse mundet partia që u dalë e para me themelu qeverinë e ka mundësinë, nëse s’mundet partia që është e para me themelu qeverinë rendi i vjen jo partisë së dytë por rendi i vjen bllokut. I cili është ka tregon që meqenëse keni dashtë me na pa si bllok tash atë dëshirë kemi me jau plotësu dhe si bllok opozitar na kemi me këqyr a mundemi me themelu qeverinë e re”.

Shpërndaje në: