Kryeziu nga DnV: Votat me kusht dhe ato nga diaspora mund ta ndryshojnë rezultatin deri në 5 për qind
![Kryeziu nga DnV: Votat me kusht dhe ato nga diaspora mund ta ndryshojnë rezultatin deri në 5 për qind](https://www.periskopi.com/wp-content/uploads/2023/08/ismetkryeziu-534x300.jpg)
Udhëheqësi i Demokracisë në Veprim, Ismet Kryeziu ka thënë pas numërimit të votave me kusht dhe atyre të diasporës mund të ketë lëvizje deri në 5 për qind për partitë politike.
I ftuar në studion e “Politikos”, Kryeziu ka thënë votat nga diaspora dhe ato me kusht mund ta ndryshojnë rezultatin.
“Jemi duke folur për rezultate ku nuk janë përfshirë votat me kusht dhe votat nga jashtë të cilat mund të kenë një impakt gati se thuajse deri në 5 për qind, varësisht nga trendi i votimeve, por nuk është e befasishme që 40.04 është sonte VV dhe që me votat me kusht dhe votat nga jashtë ta rrit në 44 ose maksimalja deri në 45 për qind. Kjo vlen edhe për subjektet tjera politike, pra mund të ketë 5 për qind lëvizje”, ka thënë Kryeziu.