Ajola Xoxa mbërrin nga Roma në Shqipëri, ndalohet sapo zbret në Rinas
![Ajola Xoxa mbërrin nga Roma në Shqipëri, ndalohet sapo zbret në Rinas](https://www.periskopi.com/wp-content/uploads/2025/02/9-522x300.jpg)
Ka mbërritur rreth orës 20:25 në aeroportin e Rinasit Ajola Xoxa aty ku është pritur nga oficerët e BKH të cilët e kanë marrë për ta shoqëruar në banesën ku do të zbatojë masën e arrestit në shtëpi të dhënë nga GJKKO.
Pas marrjes së njoftimit mbi masën e sigurisë të lëshuar nga Gjykatën e Posaçme, Ajola Xoxa vendosi të kthehet në Shqipëri mbrëmjen e kësaj të hëne përmes një fluturimi nga Roma.
Kujtojmë se këtë të hënë (10 shkurt 2025),me urdhër të Prokurorisë së Posaçme Kundër Krimit të Organizuar është arrestuar sot kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj me akuzat për dy vepra penale: “Korrupsionin pasiv” dhe “Pastrimin e parave” ndërsa nën masën “Arrest në shtëpi” është vendosur bashkëshortja e Veliajt, Ajola Xoxën. Sipas SPAK, ajo akuzohet për korrupsion, pastrim parash dhe fshehje pasurie.