Canaj për rezultatin zgjedhor: Një parti të marrë tërë këtë fuqi pa treguar asnjë rezultat, e çuditshme
![Canaj për rezultatin zgjedhor: Një parti të marrë tërë këtë fuqi pa treguar asnjë rezultat, e çuditshme](https://www.periskopi.com/wp-content/uploads/2023/07/Blerim-Canaj-574x300.jpg)
Sipas përditësimit të fundit nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Lëvizja Vetëvendosje ka 40.94 % të votave, e pasuar nga partitë tjera, raporton Gazeta10.
Për ish-diplomatin, Blerim Canaj ky rezultat duket të jetë i çuditshëm.
E për këtë këtë ai në emisionin “Raport” të Kanal10 renditi edhe disa arsye:
“Ishte jashtë parashikimeve të mia, për shkak se mendoj që një parti të marrë prapë këtë fuqi por pa treguar ndonjë rezultat është e çuditshme. E pash Gjilanin, në Gjilan nuk është absolutisht asgjë, e pret qytetari i Gjilanit autostradën apo stadiumin. E ta marr këtë forcë pikërisht atje, për mua është e çuditshme”, tha ai.