Krasniqi: Rezultatet tregojnë rënie të LVV-së për rreth 65 mijë vota, PDK mori 16 mijë vota më shumë, LDK 18 mijë
![Krasniqi: Rezultatet tregojnë rënie të LVV-së për rreth 65 mijë vota, PDK mori 16 mijë vota më shumë, LDK 18 mijë](https://www.periskopi.com/wp-content/uploads/2021/09/albert-krasniqi-600x360-1-1.jpg)
Njohësi i zhvillimeve politike, Albert Krasniqi tha se Lëvizja Vetëvendosje ka rënë për rreth 65 mijë vota në krahasim me zgjedhjet parlamentare të vitit 2021.
Ai shkroi në Facebook se sipas rezultateve të deritashme, PDK-ja është rritur për rreth 16 mijë vota, ndërsa LDK-ja për rreth 18 mijë vota.
“Ndonëse procesi i numërimit të votave ende nuk ka përfunduar, rezultatet e deritanishme nga shtatë qendrat më të mëdha të Kosovës tregojnë një rënie të votave për VV, me rreth 65 mijë vota më pak krahasuar me zgjedhjet e kaluara. Ndërkohë, PDK ka shënuar një rritje prej rreth 16 mijë votash, ndërsa LDK ka rritje me rreth 18 mijë vota”.