Pas rezultateve të zgjedhjeve, PDK thërret konferencë për media – Hamza i adresohet opinionit

Pas rezultateve të zgjedhjeve, PDK thërret konferencë për media – Hamza i adresohet opinionit

Partia Demokratike e Kosovës ka njoftuar se kandidati për kryeministër, Bedri Hamza do të mbajë konferencë për media.

Sipas njoftimit, Hamza do t’i adresohet opinionit në ora 16:00.

Thirrja e konferencës vjen pas rezultateve të zgjedhjeve nacionale të mbajtura më 9 shkurt ku PDK u rendit e dyta.

Konferenca do të mbahet në selinë Qendrore e PDK-së, Prishtinë.

Sipas rezultateve të fundit të KQZ’së, PDK ka marrë 22.46 për qind të votave.

 

Shpërndaje në: