BE: Përshëndesim faktin që zgjedhjet në Kosovë u zhvilluan në atmosferë të qetë
![BE: Përshëndesim faktin që zgjedhjet në Kosovë u zhvilluan në atmosferë të qetë](https://www.periskopi.com/wp-content/uploads/2024/10/bashkimi-evropian-650x358-1-600x358-1-503x300.jpg)
Bashkimi Evropian ka përshëndetur mbarëvajtjen e procesit zgjedhor, të 9 shkurtit në Kosovë.
“BE përshëndetë faktin se zgjedhjet në Kosovë janë zhvilluar në një atmosferë të qetë, në të cilën qytetarët e Kosovës kanë pasur mundësi të shprehin vullnetin e tyre” ka deklaruar zëdhënësja Anitta Hipper.
Ajo ka rikujtuat se edhe BE ka dërguar misionin vëzhgues për zgjedhjet 9 shkurtit dhe kjo, sipas saj, është dëshmi e rëndësisë së qeverisë së Bashkimi Evropian që u jep raporteve me Kosovën.
Kujtojmë se sipas KQZ-së, dalja në votime ka qenë 40.59 për qind. Numri i qytetarëve me të drejtë vote në vendvotime ishte 1 milion e 970 mijë e 944 votues, derisa për herë të parë votën e tyre kanë mundur ta hedhin 125 mijë e 852 votues të rinj.