Numërohet 90 % e votave, ky është rezultati
![Numërohet 90 % e votave, ky është rezultati](https://www.periskopi.com/wp-content/uploads/2025/02/cghj-516x300.jpg)
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka publikuar rezultatet preliminare të zgjedhjeve të mbajtura të dielën, pas procesimit të votave të mbi 90.09% të vendvotimeve.
Sipas këtyre të dhënave Lëvizja Vetëvendosja ka fituar 41.00%, të votave, PDK-ja 22.35%, LDK-ja, 17.58%, AAK-ja 7.56, Lista Serbe 3.98 % e Koalicioni për Familje 2.30%.
![](https://indeksonline.net/wp-content/uploads/2025/02/Capture-17.jpg)
Sipas këtyre të dhënave LVV-ja ka fituar 311872 vota, PDK-ja 170015 vota LDK-ja 133676 vota , AAK-ja me Nismën 57535 vota , Lista Serbe 330273 vota dhe Koalicioni për Familje 17500 vota.