Probleme me rezultatet online, sqarohet KQZ-ja: Të dhënat po shfaqen pa ndonjë pengesë
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se në orët e hershme të mëngjesit është tejkaluar problemi për publikimin e rezultateve preliminare për subjektet politike nga procesi i votimit më 9 shkurt.
Sipas zëdhënësit të KQZ-së, Valmir Elezi, të dhënat po shfaqen pa ndonjë pengesë në platformën e rezultateve dhe deri më tani janë procesuar rreth 90% e vendvotimeve.
Njoftimi i plotë:
Ju njoftojmë se në orët e hershme të mëngjesit është tejkaluar problemi për publikimin e rezultateve preliminare për subjektet politike nga procesi i votimit më 9 shkurt.
Të dhënat po shfaqen pa ndonjë pengesë në platformën e rezultateve dhe deri më tani janë procesuar rreth 90% e vendvotimeve.
Mediat dhe qytetarët mund t’i referohen këtyre të dhënave që po shfaqen në platformën elektronike.
Gjatë gjithë natës, KQZ ka verifikuar rezultatet që kanë arritur në platformën elektronike duke i krahahsuar me të dhënat nga formularët e rezultateve të subjekteve politike që janë plotësuar në vendvotime pas numërimit të fletëvotimeve.
Ndryshe, mbrëmjen e 9 shkurtit, kur ishin numëruar 23.5% e votave, faqja zyrtare e KQZ-së doli jashtë funksionit.
Të dhënat e fundit/ Numërohen 88.71 për qind të votave, kjo është renditja e partive