Prokuroria Speciale ka nisur të mbledhë informacione rreth problemeve në ueb-faqen e KQZ-së

Prokuroria Speciale ka nisur të mbledhë informacione rreth problemeve në ueb-faqen e KQZ-së

Komisioni Qendror Zgjedhor sot ka dështuar të funksionojë të i jap të dhënat rreth procesit zgjedhor në Kosovë. Për këtë, burime të Periskopit brenda Prokurorisë kanë bërë të ditur se është kërkuar edhe hetim rreth asaj çka po ndodhë me KQZ.

Rezultatet e këtyre zgjedhjeve nuk po arrijnë të dihen për shkak se kjo ueb-faqe është tërësisht jashtë sistemit.

Nga KQZ-ja është thënë se kanë probleme teknike.

Në lidhje me këtë zhvillim mjaftë shqetësuese për demokracinë në votën e lirë në vend pati edhe reagime të shumta.

Që nga ora 19:00 kur edhe janë mbyllur qendrat e vendvotimeve dhe ka filluar numërimi i votave KQZ-ja ka vazhdimisht probleme me ueb-faqe dhe rezultatet herë publikohen, herë shumëfishohen për disa parti e herë bien krejtësisht./ Periskopi/

Shpërndaje në: