Kaq ulëse në Kuvend do t’i kenë partitë politike, sipas Exit Pollit të Baton Haxhiut dhe T7

Pas mbylljes së vendvotimeve janë publikuar disa Exit Polle të cilat tregojnë rezultatet e fundit të zgjedhjeve të sotme parlamentare.
Sipas Exit Pollit të gazetarit Baton Haxhiu, Vetëvendosje për dallim nga zgjedhjet e kaluara ka një rënie të madhe dhe në këto zgjedhje ka 37%.
E dyta sipas këtij Exit Polli rënditet Partia Demokratike e Kosovës me 23%.
Lidhja Demokratike e Kosovës me 20 %.
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës me Nisma-n dhe partnerët e koalicionit me 8%.
Sa ulëse do t’i kenë partitë politike sipas Exit Pollit të Baton Haxhiut dhe T7?
Sipas këtij Exit Polli, Vetëvendosje do të ketë 42 ulëse, PDK 26, LDK 23 dhe AAK 9 ulëse.