Studimi i ri: Ky ushqim lufton depresionin
Eksperimentet tek minjtë kanë treguar se ky ‘bakter i mirë’ ndihmon në lehtësimin e stresit, depresionit dhe tensionit në gjak.
Hulumtuesit shkencorë nga Shkolla Mjekësore në Virxhinia kanë zbuluar se ky bakter në zorrë ul nivelet e një substance në gjak, e quajtur kynurenine, që nxit depresionin, shkruan “Daily Mail”, transmeton syri.net.
Ky zbulim i ri, sipas shkencëtarëve, mund të ndihmojë në trajtimin e shëndetit mendor në mënyra natyrale, pa pasur nevojë për ilaçe toksike.