E ngarkuara me punë në ambasadën e SHBA-së viziton një qendër votimi në veri

E ngarkuara me punë në Ambasadën amerikane në Kosovë, Anu Prattipati, është duke vizituar në këto momente qendrën e votimit “Vik Karaxhiq” në Zveçan.
Qytetarët e Republikës së Kosovës sot ushtrojnë të drejtën e votës – në zgjedhjet e para të rregullta parlamentare që prej shpalljes së pavarësisë më 2008.
Numri i qytetarëve me të drejtë vote në vendvotime, sipas të dhënave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, është 1 milion e 970 mijë e 944 votues.
Ndërkaq, numri i qytetarëve që janë regjistruar për të votuar jashtë vendit, është 104 mijë e 924.