Dalja në votime deri në orën 11:00, mbi 23 mijë votues më shumë se më 2021

Deri në orën 11:00, nëpër vendvotime në Kosovë kanë votuar 8.58 për qind e votuesve të regjistruar, apo 169,032 votues. Kjo pjesëmarrje është më e lartë krahasuar me zgjedhjet e vitit 2021.
Në vitin 2021, deri në orën 11:00 patën votuar 8.3 përqind e votuesve, apo 145 mijë e 650 votues. Në shifra i bie 23 mijë e 382 votues më shumë.
Procesi i votimit deri më tani nuk është shoqëruar me ndonjë incident të madh.
Këto janë zgjedhjet e para të rregullta që Kosova mban që nga shpallja e pavarësisë më 2008. Deri më tani, në vend janë mbajtur një sërë zgjedhjesh të parakohshme.
Për këto zgjedhje janë certifikuar 28 subjekte politike me 1.280 kandidatë.