Procesi i votimit, kryetari i KQZ-së: Gjithçka në rregull

“Gjithçka në rregull”, tha kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqi duke folur në një konferencë për media për procesin e votimit.
Ai tha se ka pasur disa probleme të vogla me qendrat e votimit me kusht.
“Sipas informacioneve që ne i kemi, të gjitha vendvotimet janë hapur me kohë. Kemi pasë ca probleme me qendrat e votimit me kusht, por ato kanë pasë disa probleme lidhur me përdorimin e user-ëve të atyre qendrave. Pra për neve gjithçka është në rregull”, tha Radoniqi.
Të dhënat nga KQZ/ Kaq qytetarë të Kosovës votuan deri më tani