Krasniqi: Kjo ditë duhet të shfrytëzohet nga të gjithë qytetaret që kanë të drejt vote

Krasniqi: Kjo ditë duhet të shfrytëzohet nga të gjithë qytetaret që kanë të drejt vote

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka votuar në shkollën “Hasan Prishtina” në Prishtinë.

Nga aty, kreu i PDK-së theksoi se kjo ditë duhet të shfrytëzohet nga të gjithë qytetaret që kanë të drejt vote.

“Sapo votuam me besimin e plotë për të ardhmen e qytetarëve tanë, për mundësinë dhe potencialin për të pasur një jetë më të mirë për të gjithë. Besoj se kjo ditë duhet të shfrytëzohet nga të gjithë qytetaret që kanë drejt vote që të vijnë dhe përmes kësaj të drejte të japin verdiktin se nga dëshirojmë ta drejtojmë vendin në katër vitet e ardhshme”, tha ai.

Krasniqi tha se sot është një ditë e madhe për qytetarët dhe demokracinë e Kosovës.

“Kjo ditë duhet të shfrytëzohet nga secili qytetarë me të drejtë vote”, tha ai./EO/

Shpërndaje në: