Dyshimet për keqpërdorim të votave në Kroaci, flet Radoniqi: 30 vëzhgues kanë qenë në zënkë, Prokuroria po vazhdon hetimet
![Dyshimet për keqpërdorim të votave në Kroaci, flet Radoniqi: 30 vëzhgues kanë qenë në zënkë, Prokuroria po vazhdon hetimet](https://www.periskopi.com/wp-content/uploads/2025/02/Kreshnik-Radoniqi-527x300.jpg)
Kryetari i Komisionit Qendror Zgjedhor, Kreshnik Radoniçi, foli për raportimet se ambasadori i Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj ka zarfet me fletëvotime dhe i ka dërguar në ambasadë në Kroaci.
Radoniqi u shpreh se në qendrën e votimit në Kroaci ka ndodhur një zënkë mes vëzhguesve.
”Përveç votave të Kroacisë e vetmja qështje që ka shkuar si pengesë, vëzhguesit kanë qenë në zënkë, bëhet fjalë për 30 vota. Personat që i kanë tërhequr ato vota janë të autorizuar nga KQZ-ja. Një gabim është bërë që s’janë njoftu vëzhguesit. Në lidhje me këto vota janë njoftuar sekretariati dhe në bazë të rekomandimit do të marrim vendim në KQZ”, u shpreh Radoniqi.
Ndryshe, Prokuroria Themelore në Prishtinë njoftoi të enjten se e ka nisur një hetim pas raportimeve se ambasadori i Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj, dyshohet se është përfshirë në transportimin e kundërligjshëm të votave me postë të mërgimtarëve, për zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit në Kosovë.
Nga 104.924 votues që janë regjistruar për të votuar jashtë Kosovës, 84.525 prej tyre kanë zgjedhur të votojnë përmes postës, sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ).
Pra, 67.421 janë regjistruar për të dërguar pakon me fletëvotim në kutinë postare të KQZ-së jashtë Kosovës, kurse 17.104 do ta dërgojnë pakon me fletëvotim në kutinë postare të KQZ-së në Kosovë.
Sipas regjistrimit të popullsisë, në diasporë jetojnë rreth 550 mijë kosovarë.
Radoniqi: Qendrat e votimit janë hapur në kohë, nuk ka parregullësi