Radoniqi: Qendrat e votimit janë hapur në kohë, nuk ka parregullësi
![Radoniqi: Qendrat e votimit janë hapur në kohë, nuk ka parregullësi](https://www.periskopi.com/wp-content/uploads/2021/10/kreshnik-Radoniqi-600x360-1.png)
Kryetari i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi nga një qendër e votimit në Pejë është deklaruar për herë të parë për media, pas hapjes së qendrave të votimit në ora 07:00, raporton Periskopi.
Radoniqi, para mediave u deklarua se të gjitha qendrat e votimit janë hapur në kohë.
‘’Gjithcka është gati, puna ka filluar në ora 07:00 në mëngjes, besoj se të gjitha qendrat e votimit janë hapur, por për këtë do të ju njoftojmë më vonë’’, u shpreh ai.
Kryetari i KQZ-së u ka bërë thirrje qytetarëve të dalin ta ushtrojnë të drejtën e tyre për votë.
‘’Ftoj të gjithë qytetarët të alin të votojnë për përfaqësuesit e tyre për 4 vitet e ardhshme qeveri. Ftoj të gjithë qytetart të respektojnë rregullat zgjedhore, të bënjnë process demokratik. [procesi në diasporë ka shkuar për së mbari pa asnjë problem, të gjithë të interesuarit kanë votuar tani kemi të dhënat edhe për amerikë dhe kanada. Mbi 15 mijë persona kanë votuar nga diaspora. Për sot gjithcka është gati dhe shpresoj për një ditë festive për ditën e zgjedhjeve’’, tha Radoniqi./Periskopi/