Florian Dushi: Faleminderit që na qëndruat afër gjatë gjithë kësaj fushate të mrekullueshme

Florian Dushi: Faleminderit që na qëndruat afër gjatë gjithë kësaj fushate të mrekullueshme

Kandidati i LDK’së për deputet, Florian Dushi ka shkruar pas tubimit përmbyllës të partisë në Prishtinë, shkruan Periskopi.

Ai falënderoi qytetarët për përkrahjen e vazhdueshme gjatë gjithë fushatës.

Postimi i plotë: 

 

Sonte përmbyllëm në një madhështi të paparë fushatën zgjedhore.

Faleminderit shumë që na qëndruat afër gjatë gjithë kësaj fushate të mrekullueshme që LDK kishte.

Mirënjohës deri në përulje të gjithë juve që më keni mbështetur gjatë kësaj kohe, shokëve e dashamirëve që më qëndruan në krah gjithashtu.

Nesër pres votën tuaj për LDK dhe për mua si kandidat i LDK-së me numër 34!

Ndryshimi tashmë është në dorën tuaj dhe vetëm disa orë larg.

Ky vend ka shpresë, LDK-në e ka besë të dhënë që nga Presidenti Rugova.

Fitore ✌️

#floriandushi34
#LDK124

Shpërndaje në: