Ky do të jetë orari konferencave të KQZ-së për ditën e zgjedhjeve

Ky do të jetë orari konferencave të KQZ-së për ditën e zgjedhjeve

Me qëllim të informimit për ecurinë e procesit të votimit në ditë e zgjedhjeve për Kuvendin e Republikës së Kosovës, i cili do të organizohet më 9 shkurt 2025, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka planifikuar mbajtjen e disa konferencave.

Konferenca e parë do të mbahet në orën 08:00 dhe ka për qëllim të njoftojë qytetarët lidhur me hapjen e qendrave të votimit.

Derisa, konferenca e dytë do të mbahet në orën 11:30. Në këtë konferencë do të bëhet e ditur pjesëmarrja në votime deri në orën 11:00 si dhe ecuria e procesit zgjedhor.

Ndërkaq, konferenca e tretë do të mbahet në orën 15:30 për të prezantuar të dhënat lidhur me daljen e qytetarëve në votime deri në orën 15:00 dhe ecurinë e procesit zgjedhor deri në atë kohë.

Konferenca e katërt do të mbahet në orën 19:30, ku do të bëhet e ditur përfundimi i procesit të votimit, pjesëmarrja në zgjedhje dhe fillimin e numërimit të fletëvotimeve.

Shpërndaje në: