Avni Arifi: Lahi Brahimajn e votoj sepse pakkush ka vlera njerëzore të jashtëzakonshme si ai
![Avni Arifi: Lahi Brahimajn e votoj sepse pakkush ka vlera njerëzore të jashtëzakonshme si ai](https://www.periskopi.com/wp-content/uploads/2025/02/IMG_7900-342x300.jpeg)
Analisti Avni Arifi, ka dhënë disa nga arsyet pse do ta votojë Lahi Brahimajn e AAK-së për deputet.
Ai ka përmendur kontributin e Brahimajt e të familjarëve të tij në luftën e fundit.
“Lahi Brahimajn e votoj jo vetëm për rrënjët e tij familjare, jo vetëm sepse vjen nga një familje tradicionale patriotike, jo vetëm sepse është i biri i Heroinës së Kombit, Aze Brahimaj, jo vetëm sepse është vëllai i nënës Ruke, e cila i dha Kosovës tre dëshmorë, dhe jo vetëm për vëllezërit e tij që me gjithçka ju përkushtuan kombit. E votoj jo vetëm që është njëri nga ata që realizoj aksionet e para të UÇK-së”, ka shkruar Arifi në Facebook.
Arifi thotë se do ta votojë Brahimajn sepse “pak njerëz kanë vlera njerëzore të jashtëzakonshme, pak njerëz kanë karakter të pastër, sinqeritet dhe besnikëri ndaj asaj që janë”, sikur sipas tij, Lahi Brahimaj.