KQZ: 71.16% e votuesve të regjistruar në diasporë votuan deri në orën 19:00
Nga 20 mijë e 324 shtetas të Kosovës të regjistruar për të votuar në përfaqësi diplomatike për zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit, deri në orën 19:00, të drejtën e votës e shfrytëzuan mbi 70 për qind e tyre.
Kështu ka bërë të ditur Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Siç njoftoi KQZ, 14 mijë e 463 qytetarë shfrytëzuan të drejtën e votës, pa i përfshirë qendrat e votimit në Washington, Otavë, Toronto dhe New York.
Procesi i votimit është zhvilluar në 43 vendvotime që u përkasin 16 ambasada dhe 14 konsullatave të Republikës së Kosovës, të cilat janë të vendosura në 19 shtete të ndryshme.
Ndërkaq numri i përgjithshëm i shtetasve të Kosovës të regjistruar për të votuar në këto 30 përfaqësi diplomatike të Republikës së Kosovës është 20 mijë e 324.