Katër vite ministre në Qeverinë Kurti, Donika Gërvalla votoi si mërgimtare në Gjermani
![Katër vite ministre në Qeverinë Kurti, Donika Gërvalla votoi si mërgimtare në Gjermani](https://www.periskopi.com/wp-content/uploads/2025/02/3F4ED135-8ABE-467D-9348-5DB37F35C94D-415x300.jpeg)
Kryediplomatja e Kosovës, Donika Gërvalla ka votuar në diasporë, por jo në Kosovë.
Ajo ka thënë se ka votuar teksa ka kërkuar nga diaspora të votojnë.
Shkrimi i saj:
Unë votova. Ashtu si edhe mijëra e mijëra mërgimtarë në të gjithë botën. Me zemër plot e me mendjen te ju. Votova për çdo hap që keni bërë larg atdheut, për çdo sakrificë që keni duruar, për çdo ëndërr që nuk e latë të shuhet.
Votova për Kosovën që e mbani në shpirt, për Kosovën që e doni pa kushte, për Kosovën që e duam më të drejtë, më të fortë, më të denjë.
Kjo votë është për ju. Për mallin që e keni bërë forcë, për fjalën shqip që nuk e latë të heshtë, për rrënjët që nuk i harruat kurrë.
Kosova ju ka borxh shumë. E sot, unë dhashë votën time me bindjen se ky borxh duhet të njihet, të nderohet dhe të kthehet në vepra.
Me zemër e mendje, gjithmonë me ju.
Unë votova. A votove ti?