PZAP refuzon ankesën e VV’së ndaj Arben Gashit: Le të harrojnë se unë do të mbyll sytë para hajnisë dhe aferave
![PZAP refuzon ankesën e VV’së ndaj Arben Gashit: Le të harrojnë se unë do të mbyll sytë para hajnisë dhe aferave](https://www.periskopi.com/wp-content/uploads/2025/02/11DC1DB4-E461-4E2D-AE31-4217698E0599-450x300.jpeg)
Kandidatin për deputet nga LDK, Arben Gashi ka njoftuar se është refuzuar ankesa e VV-së ndaj tij rreth deklaratave të tij për “hajninë dhe keqpërdorimet”, nga Qeveria Kurti.
Gashi përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook ftoj qytetarët që ta dënojnë hajninë me votën e tyre.
Postimi i plotë:
Qenkan ankuar se u kam thënë një të vërtetë të madhe: hajninë dhe keqpërdorimet.
Po ankohen në PZAP, por edhe aty janë refuzuar.
Le të harrojnë se unë do të mbyll sytë para hajnisë dhe aferave. Le të harrojnë se do t’i kaloj në heshtje.
Unë nuk do të ndalem, dhe askush nuk më frikëson. Ndryshimi po vjen, është kaq afër!
Bëhuni pjesë e ndryshimit dhe dënojeni hajninë e keqpërdorimin me votën tuaj!
#Voto124
#VotoArbenGashi14
Qenkan ankuar se u kam thënë një të vërtetë të madhe: hajninë dhe keqpërdorimet.
Po ankohen në PZAP, por edhe aty janë…Posted by Arben Gashi on Saturday, February 8, 2025