“Le të ketë festë, sepse kushtrimi ka rënë tashmë”- Abdixhiku fton qytetarët në tubimin përmbyllës të LDK-së
![“Le të ketë festë, sepse kushtrimi ka rënë tashmë”- Abdixhiku fton qytetarët në tubimin përmbyllës të LDK-së](https://www.periskopi.com/wp-content/uploads/2024/11/Lumir-Abdixhiku-480x300.jpg)
Kandidati i LDK-së për kryeministër, Lumir Abdixhiku ka ftuar qytetarët që t’i bashkohen tubimit përmbyllës të LDK-së që do të mbahet sonte në sheshin “Skenderbeu”, në Prishtinë.
“Le të ketë festë!
Sepse kushtrimi ka rënë tashmë!
Fitore, dhe asgjë më pak!”, ka shkruar Abdixhiku.
Postimi i plotë:
Sonte, të gjitha rrugët e Kosovës na sjellin në Shesh, në tubimin më të madh elektoral në vend! Ejani, në tubimin e fundit të kësaj fushate të jashtëzakonshme, në ngjarjen që do të shënojë kthesën e madhe për Republikë.
Le të ketë festë!
Sepse kushtrimi ka rënë tashmë!
Fitore, dhe asgjë më pak! ✌️