Kritika e Kurtit ndaj opozitës, Lushaku-Sadriu: Të ndalet bullizmi, jemi vend i vogël për kaq shumë urrejtje

Kritika e Kurtit ndaj opozitës, Lushaku-Sadriu: Të ndalet bullizmi, jemi vend i vogël për kaq shumë urrejtje

Kandidatja për deputete nga radhët e LDK-së, Jehona Lushaku, ka thënë se gjuha bullizuese është e dënueshme veçanërisht kur bëhet nga personalitete publike.

Lushaku-Sadriu në Pressing të T7 ka thënë se duhet të ndalet bullizmi në arsim, në politikë, e në çdo fushë.

Ajo ka përmendur shembullin e kryeministri, Albin Kurti, i cili bullizon me të tjerët si një shembull të keq.

“Paramendo çfarë shembulli është kryeministri kur del njëshi i qeverisë, që ka legjitimitet të plotë e fuqi të madhe që qytetarët ia kanë besuar, ai e gjen fuqinë për të bullizuar të tjerët dhe bëhet shembulli më i keq për fëmijët tanë. Qysh me luftu bullizimin nëpër shkolla kur njëshi i qeverisë bullizon të tjerët? Domethënë, kjo është vërtet paradoksale, është e ulët, është agresive në kuptimin që nuk tregon asnjë pikë respekti për qytetarët e këtij vendi. Qytetarët i kanë dhënë votë, ia kanë dhënë 51% me shpresën se do të bëjë ndryshime për vendin, katër vjet më vonë, duke e pasur krejt shumicën që e ka synuar dhe e ka dashur, e që ia kanë besuar qytetarët, sot nuk ka çfarë të flasë, nuk ka çfarë të prezantojë rezultate konkrete dhe del e bullizon, sepse s’ka çfarë të prezantojë. Këtu është esenca.” – ka thënë ajo.

Më tej, ajo ka thënë se ndihet keq që ka politikanë të tillë që janë bullizuese dhe që fëmijët nëpër shkolla ndjekin shembullin e tyre.

“E tash në këtë vorbullën të ikjes së përgjegjësisë bëhesh agresive, i përqeshë të tjerët, dhe këtu vërtetë dëshiroj të them se jam e shqetësuar për vendin tonë dhe qytetarët tonë për fëmijët tonë që janë të ekspozuar ndaj një kryeministri ndaj një udhëheqjeje të tillë. Se nuk më jep, me thënë të drejtën nuk më jep kurrfarë kënaqësie kjo kritikë se fëmijët tonë janë tallur nëpër shkolla, më kanë raportu edhe mu në Prishtinë shkolla se qysh e kanë imitu hedhjen e letrave dhe cirkuzin që e ka ba kryeministrin jonë.” – ka thënë ajo.

Shpërndaje në: