Nën përcjelljen e policisë fillon shpërndarja e materialit zgjedhor nëpër komuna
![Nën përcjelljen e policisë fillon shpërndarja e materialit zgjedhor nëpër komuna](https://www.periskopi.com/wp-content/uploads/2025/02/E5EC4E0F-F929-4BA9-819B-420D96CC900F-500x300.jpeg)
Në shoqërinë e pjesëtarëve të Policisë së Kosovës është shpërndarë materiali zgjedhor nga depo qendrore e KQZ-së për zgjedhjet e nesërme.
Materiali i ndjeshëm zgjedhor është bartur sot (e shtunë) nga depo qendrore e KQZ-së për në depot e komisioneve komunale të zgjedhjeve.
Ky material i ndjeshëm zgjedhor ku bëjnë pjesë edhe fletëvotimet do të përdoret për ditën e nesërme të zgjedhjeve, në të cilët garojnë 27 parti politike.
Sipas vendimit të KQZ-së, janë shtypur 1,752,650 fletëvotime, prej të cilave 1,664,100 për votimin në vendvotime të rregullta; 28,450 për votimin me kusht; 38,650 për votimin e personave me nevoja të veçanta dhe si fletëvotime rezervë; dhe 21,450 për votimin në përfaqësi diplomatike.
Bazuar në Listën Votuese të certifikuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve numri i shtetasve të Kosovës me të drejtë vote është 2,075,868 votues, prej të cilëve 1,970,944 votues janë votues që i takojnë Listës Votuese brenda Kosovës dhe 104,924 votues janë pjesë e Listës Votuese jashtë Kosovës. Andaj, sipas vendimit të KQZ-së, do të shtypen 323,218 apo 15.57% fletëvotime më pak se numri i votuesve. Kjo është një praktikë e ndjekur nga KQZ edhe në proceset e kaluara zgjedhore./EO/
![](https://www.gazetaexpress.com/wp-content/uploads/2025/02/475873382_1551701398862456_7033961482558788879_n-850x638-1-799x600.jpg)
![](https://www.gazetaexpress.com/wp-content/uploads/2025/02/475739422_1131338684855962_200921519218794971_n-1333x1000-1-800x600.jpg)