E shtune me diell, temperaturat shkojnë në 8 gradë Celsius

Moti gjatë ditës së shtunë pritet të jetë me diell dhe pjesërisht i vranët.
Sipas të dhënave të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat do të lëvizin nga -5 deri në 8 gradë Celsius.
“Të shtunën, moti parashikohet me diell dhe pjesërisht i vranët. Temperaturat minimale do të variojnë nga -5°C deri në -3°C, ndërsa maksimalet do të arrijnë nga 5°C deri në 8°C. Era do të fryjë nga verilindjes me intensitet të lehtë deri mesatar”, njofton IHMK-ja.