Nesër shpërndahet materiali zgjedhor në komunat e Kosovës
Komisioni Qendror i Zgjedhjve nesër do ta shpërndaj materialin zgjedhor në komunat e Kosovës.
Kështu ka bërë të ditur zëdhënësi i KQZ, Valmir Elezi.
“Ju njoftoj se nesër (e shtunë, 8 shkurt 2025, ora 07:00) mediat mund të marrin pamje gjatë shpërndarjes së materialit zgjedhor nga Qendra e Numërimit dhe Rezultateve (Fushë Kosovë) në komunat e Kosovës, respektivisht Qendra Komunale të Numërimit (QKN)”, tha Elezi për Periskopin.