Tubimi përmbyllës i Koalicionit për Kosovën Fituese, Haradinaj: Nesër në ora 13:30, të gjithë në qendër të Pejës

Tubimi përmbyllës i Koalicionit për Kosovën Fituese, Haradinaj: Nesër në ora 13:30, të gjithë në qendër të Pejës

Prijësi i listët së Koalicionit për Kosovën Fituese, Ramush Haradinaj, ka bërë thirrje për mobilizim nesër në tubimin përmbyllës të këtij koalicionit.

Koalicioni për Kosovën Fituese do të mbajë tubimin përmbyllës nesër në qytetin e Pejës, me fillim nga ora 13:30, për çfarë Haradinaj ka bërë thirrje për mobilizim.

Kreu i AAK-së ka falënderuar qytetarët për mbështetjen e vazhdueshme gjatë fushatës, teksa i ka ftuar që të marrin pjesë në tubimin përmbyllës.

“Të dashur qytetarë të Kosovës, vëllezër e motra nga diaspora. Në këtë fushatë jemi treguar shumë të zotë dhe me të drejtë presim rezultat shumë të mirë, deri në fund na presin edhe dy sfida. Nesër, me fillim nga ora 13:30 do të mbahet takimi ynë përmbyllës në Pejë. Ju ftoj të vini të gjithë, dhe pasnesër mobilizimi deri në votën e fundit. Çdo votë e ndihmon Kosovën fituese 137. Shihemi nesër dhe pasnesër për Koalicionin për Kosovën Fituese”, thuhet në video-mesazhin e Haradinajt.

Nesër (e shtunë) ora 13:30, të gjithë në qendër të Pejës, për Kosovën Fituese 137

Posted by Ramush Haradinaj on Friday, February 7, 2025

Shpërndaje në: