Dervishaj takon aktivistët e PDK-së: Edhe Istogu meriton 77 herë ma mirë

Dervishaj takon aktivistët e PDK-së: Edhe Istogu meriton 77 herë ma mirë

Shahin Dervishaj, kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës me numrin 77 ka mbajtur një takim me aktivistët e kësaj partie në Istog.

Ai në këtë takim me të rinjtë e Istogut ka theksuar angazhimin e tij të plotë për të sjellë zgjidhje konkrete për qytetarët e këtij qyteti.

“Edhe Istogu meriton 77 herë ma mirë! Kënaqësi e madhe të takoja sot aktivistët e Partisë Demokratike të Kosovës në Istog!  Ne bashkërisht jemi të përkushtuar të ofrojmë mbështetje dhe të punojmë për zgjidhje konkrete, ku çdo qytetarë do jetojë ashtu siç e meriton. Nuk ka mbetur shumë, mos harroni”, ka shkruar Dervishaj.

Shpërndaje në: