Rita Ora fton kosovarët të votojnë të dielën!

Rita Ora u ka bërë thirrje qytetarëve të Republikës së Kosovës, të dalin votojnë të dielën e 9 shkurtit.
Rita ka shpërndarë në Instagram një video të nënës së saj, Vera Sahatçiu Ora, e cila bën një thirrje publike për qytetarët e Kosovës që të marrin pjesë në votime.
Artistja e ka ndarë këtë video në llogarinë e saj, ku numëron mbi 16 milionë ndjekës.
“Të dashur bashkatdhetarë, duhet të jemi të lumtur që kemi mundësinë të votojmë për të ardhmen e shtetit tonë dhe për të mirën e vendit tonë. Votoni për përcaktimet e juaja, duke shpresuar që premtimet e fushatës të realizohen. Me fat Kosovë!”, thotë Vera në video.