Nji Kryeministër që nuk e ka mbështetjen amerikane, nuk munet me i kry detyrat kushtetuese (3)
![Nji Kryeministër që nuk e ka mbështetjen amerikane, nuk munet me i kry detyrat kushtetuese (3)](https://www.periskopi.com/wp-content/uploads/2025/02/476119900_3522132738091647_4247872013870092558_n-307x300.jpg)
Shkruan: Halil Matoshi
1.
Albin Kurti në Pejë i zemruem në Ric Grenellin akuzoi opozitën se nuk po e PËRDOR Amerikën për mësymjet e tina nacionaliste e veprimet e pakoordinueme e populliste por kundër tij!?
“…kjo opozitë e lypë fatin me qiri tek ndonjë ndërkombëtar i cekët, jo në thellësinë historike të kombit tonë, ku gjithmonë gjenden zgjidhjet më të mira për popullin tonë”
Mas demokratit “naiv” Blinken qe edhe nji republikan “i cekët” simas gjeniut të madh!?
I kanë thânë kështu po get do budallë të epokës post-truth (pas të vërtetës) që besojnë se shelnja bân rrush dhe luani karikaturial i të marrëve tue përdor dendun turmën, menon se munet me e përdor edhe Amerikën për pushtetin e tij të papërgjegjshëm.
2.
Albin Kurti s’e fshehë dëshirën e tij me e PËRDOR Amerikën për mësymjet e tij të shekullit 19!?
“Thellësia historike e kombit tonë” nuk të jep shumë argumente për aleanca e fitore diplomatike të shqiptarëve në arenën ndërkombëtare, deri tek shfaqja e Brahim Rugovës që i lidhi shpresat dhe fatet e Kosovës me ShBAtë.
Porse kjo aleancë u lidh jashta kontekstit të nacionalizmit shqiptar, pra përmes ndamjes së vlerave të përbashkëta, të drejtat e njeriut, demokracia liberale dhe shoqnia e hapun.
“Në vend se t’i përdorin Shtetet e Bashkuara kundër Serbisë, ata këqyrin ta gjejnë ndonjë zyrtar kundër meje… ”
Po a munet me u përdor hegjemonia qëllimmirë për interesa nacionaliste?
Albin Kurti menon ende se ShBAja munet me u përfshi në ndonji konflikt ku fituesi i vetëm kish me qenë ai?
Jo. Kjo nuk ndodhë.
Kurti do të metët i vetmuem në kso mësymjesh! Porse eksperimenti i tij social âsht i rrezikshëm ngase edhe vet ka nisë me i besu budallallëkut, si dije!?
3.
Mesazhi diplomatik që Presidenti Trump ia dha botës, gjatë pritjës së Kryeministrit izraelit Benjamin Natanyahu, kur po ia ofronte karrigën tue i qindrue prapa, ishte se po ia ruen shpinën nga ernat që përplasën mbi Rendin e Ri Botnor që po e rimodelon ShBA.
Pra, Kurti nuk e shtroi udhën e aleancës me Anerikën me dafina por “pshurri” oesgun e klubit ku Kodova duhej të hynte (Ambaadori Hovenier);
Me Fuqitë e Mëdha duhet kujdes, matuni po edhe me ua ruejtë fryrën, sedren para miqve e animqve; Ato kanë parime por kur me to “luhet bixhoz” (shpoti e Vjosa Osmanit) ato dinë me u sjellë me përçmim e brutalitet!?
Kurti thojke se aleanca me Amerikën nuk âsht për të ardhmen!?
Ai kurrë s’âsht zbythë nga ky qëndrim.
Nji hokë e vjetëve ’90 nga “Benigni kosovar”, Rasim Thaçi – Cima paralajmnonte: “Mos shaj Gadaf!”