Vdes në QKUK burri që u aksidentua rreth dy muaj më parë
Ka vdekur në QKUK burri që u aksidentua më 15 dhjetor të vitit të kaluar në Bërnicë të Epërme.
Trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.
“Nga QKUK raportohet se viktima mashkull kosovar i cili ishte duke u trajtuar në QKUK ka vdekur. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin e policisë.