‘Veprim çnjerëzor e puro politik” – Behrami reagon pasi Specialja ia refuzoi Thaçit kërkesën për ta takuar babain e tij
![‘Veprim çnjerëzor e puro politik” – Behrami reagon pasi Specialja ia refuzoi Thaçit kërkesën për ta takuar babain e tij](https://www.periskopi.com/wp-content/uploads/2025/02/artan-331x300.jpg)
Gjykata Speciale në Hagë ia ka refuzuar ish presidentit të vendit, Hashim Thaçi, ardhjen në Kosovë, për vizitë te babai i tij, i cili është në gjendje të rëndë shëndetësore.
Së fundmi ka reaguar ish-këshilltari politik i Thaçit, Artan Behrami i cili e ka quajtur veprim “çnjerëzor e puro politik”.
Postimi i plotë:
Refuzimi i vizitës së Presidentit Thaçi te babai i tij i sëmurë nga Gjykata Speciale është vendim çnjerëzor, puro politik, kundër konventave evropiane dhe ligjeve të Kosovës! Kjo marrëzi duhet të marrë fund!