Ferat Shala: Më 9 shkurt së bashku nisim një kapitull të ri për Kosovën
![Ferat Shala: Më 9 shkurt së bashku nisim një kapitull të ri për Kosovën](https://www.periskopi.com/wp-content/uploads/2025/01/ferat-shala-4-496x300.jpg)
Kandidati për deputet i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ferat Shala, ka bërë një thirrje drejtuar qytetarëve përmes një video-adresimi, duke theksuar rëndësinë e zgjedhjeve të së dielës për të ardhmen e vendit.
Shala tha se gjatë ditëve të fundit ka takuar shumë qytetarë anembanë Kosovës dhe i ka falënderuar për pritjen dhe besimin e treguar. Ai theksoi se këto zgjedhje janë vendimtare për zhvillimin ekonomik, arsimin, shëndetësinë dhe mirëqenien e qytetarëve.
“Këto ditë kam takuar shumë qytetarë anembanë Kosovës dhe i falënderoj secilin për pritjen dhe besimin. Kjo e diel është vendimtare për të ardhmen e vendit. Duhet të bëjmë zgjidhjen e duhur për një ekonomi të fortë, arsim cilësor, shëndetësi më të mirë e rritje të pagave dhe pensioneve. Qeveria e udhëhequr nga Bedri Hamza është zgjidhja e duhur për këtë. Si kandidat për deputet, do të angazhohem vazhdimisht për një jetë më të mirë për të gjithë qytetarët e Kosovës. Ju ftoj ta votoni Partinë Demokratike të Kosovës me numrin 131 dhe për mua me numrin 16. Për një Kosovë Ma Mirë.”