Çitaku për Martin Berishajn: Pa një zor të madh nuk ishin ngritë në këmbë i madh e i vogël brenda VV-së për me e mbrojtë
Kandidatja e PDK për deputete, Vlora Citaku ka reaguar pas raportimit se Martin Berishaj mori votat e diasporës në Kroaci dhe i dërgoi në ambasadë.
Ajo ngriti dyshime se pse ende Berishaj po vazhdon me qëndru në pozitë, pavarësisht dyshimeve që rëndojnë mbi të.
Citaku tutje thotë se kryeministri Kurti po i shtrembëron faktet qëllimisht pas deklaratave se Kosova i ka raportet e mira me ShBA-në.
Sinqerisht, unë nuk e di edhe çka duhet me ba Martin Berishaj për me u shkarku nga detyra e Ambasadorit?
Pa një zor të madh nuk ishin ngritë në këmbë i madh e i vogël brenda VV-së për me e mbrojtë.
E në anën tjetër, nga TV Istogu, Kryeministri i përkohshëm i Kosovës së përhershme paska thënë që Kosova kurrë më mirë punët me Amerikën nuk i ka pasë.
Ky njeri ose jeton në një univers paralel, ose shtrembëron faktet qëllimshëm. S’po e di cila është më keq.
Po një e di, Kosova mundet #MaMirë.
Kosova meriton #MaMirë.